Kurti: Në Kosovë nuk do të kemi zgjedhje, por do të kemi referendum

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një debat online ku po merr pjesë ushtruesja e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe Viola von Cramon, raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian ka folur rreth zgjedhjeve të reja në vend që do të mbahen në fillim të vitit 2021.

Kurti ka thënë se populli tashmë e ka ndarë mendjen se për kë do të votojë.

“Në Kosovë për një kohë të gjatë nuk do të kemi zgjedhje. Por, do të kemi referendum”.

“Më së miri këtë e treguan zgjedhjet që u mbajtën në një komunë [Podujevë], jam goxha optimist për vitin 2021”, tha Kurti.

Related posts