Kurti në “mes dy zjarresh” për hapjen e ambasadës / Çfarë po i kërkon Netanyahu dhe çka Erdogan ?

Një marrëveshje e nënshkruar në Washington po del të jetë disi e komplikuar sa i përket marrëdhënieve diplomatike me shtetet e fuqishme siç janë Izraeli dhe Turqia. Në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbrritur dy letra të urimit për kreun e saj Albin Kurtin për fitoren që e realizoi në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurti.

Prej dy këtyre letrave në mbrendësin e tyre ka kundërthënie në përmbajtje sa i përket hapjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Njëra letër është nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe tjetra nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Netanyahu në letrën e urimit, e ka ftuar Albin Kurtin në Jeruzalem për inagurimin e Ambasadës së Kosovës. Ndërsa, presidenti turk Erdogan në letrën e urimit, i ka kërkuar Kurtit që të shmangë marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jeruzalem, pasi sipas tij, do të shkaktonte dëme të mëdha për Kosovën.

“E vlerësoj si shumë të rëndësishëm vendimin e Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem dhe iu pres në Izrael për inaugurimin e saj”, ka shkruar ndër të tjera Netanyahu, në letrën që ia kishte dërguar Kurtit më 17 shkurt.

Ndërkaq, Erdogan i shkruan: “Edhe gjatë periudhës së ardhshme, Turqia, sikurse përherë, do të jetë në mbështetje të popullit të Kosovës. Për më tepër, jam gëzuar gjithashtu kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Jam i mendimit se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, që mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, ka thënë Erdogani në letrën e tij.

Dihet se në fillim të shkurtit Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike, bazuar në marrëveshjen e arritur më 4 shtator në Washington. Sipas kësaj marrëveshje, Kosova do të hapë ambasadën e vet në Izrael në qytetin e Jerusalemit.

Lexoni të plotë letrën e dërguar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu:

Letra e dërguar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: 

Related posts