Kurti në “Twitter”/ Do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencorë dhe një park teknologjik

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidati për kryeministër të Kosovës ka shpalosur planprogramin për rininë në rrjetin social “Twitter”.

Në “Twitter”, Kurti ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe akses (qasje) falas në zyrë për biznese të reja.

Më tej, Kurti ka thënë se 2.000 grante janë të dedikuara për inovacione çdo vit për rininë.

“Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një Park teknologjik (Techno-park), Fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë akses (qasje) falas në zyrë për biznese të reja, që të përgatitim rinonë tonë për të ardhmen konkurruese. 2.000 grante të dedikuara për inovacion do të ofrohen çdo vit për rininë nga i gjithë vendi”, ka shtuar z. Kurti.

Related posts