Kurti niset për Tiranë në takim me udhëheqësit e shteteve të rajonit / Rrugës ndalet tek Lidhja e Prizrenit

Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës sot qëndron në Shqipëri ku pritet të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Sot në Pallatin e Brigadave në Tiranë zhvillohet Samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor.

Ky Samit vjen pas turit të vizitave të Ramës në Hungari dhe Bullgari, ku tema që iu vu theksi ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Kryeministri Kurti në profilin e tij facebook shkruan se sot përkon data e 10 qershorit si data e kryengjarjes së kombit tonë.

“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e kryengjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar Kurti në facebook.

Related posts