Kurti, Osmani e Konjufca shënojnë ditën e çlirimit në Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së në Divjakë

Në kuader të aktiviteteve për ditën e çlirimit, kryeministri Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca të shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes si dhe ai i punëve të brendëshme së bashku me disa deputet të kuvendit, vizituan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së në Divjakë.

Kryeministri Kurti në fjalën e ti tha se pas vendosjes së shtabit të përgjithëshëm në këtë shtëpi, UÇK-ja u organizua më mirë dhe pati mundësi të zhvilloj aktivitetin e saj sulmues dhe mbrojtës kundër forcave okupatore të Serrbisë, Ai theksoi se në Divjakë nuk ka shkelur asnjëher këmba e ushtrisë Serbe. Kurti duke falenderuar për kontributin e të gjith pjestarëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe dëshmorëve të rënë, përmendi edhe plakun e shtëpisë, Nezir Zogaj, ku ishte vendosur shtabi i përgjithëshëm i UÇK-së, me të cilin kishin qenë bashkë ne burgjet serbe, Au tha se Baca Nezë është i pa harrueshem për ne.

Ndërsa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmni theksoj kontributin e UÇK-së dhe ndihmën e aleatit tonë NATO-s për çlirimin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se pa luftën e lavdishme të UÇK-së Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot.

Related posts