Kurti paralajmëron: Do të konfiskojmë pasuritë e atyre që vodhën, ndër punët e para do të sjellim projektligjin për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje në një emision televiziv kur po shpaloste programin e tij ka përmendur se në qeverisjen e tij do të konfiskohet pasuria e atyre që e kanë krijuar atë paligjshëm, pra kanë vjedhur.

Ai ka thënë se ndër punët e para që e ka ndërmend të bëjë është sjellja në Kuvend e projektligjit për konfisikimin e pasurive të pajustifikueshme.


“Një ndër projektligjet e para që do të sjellim në Kuvend të jetë që mërgatat të votojë në Konsullata dhe Ambasada dhe ai për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme, se me vjedhë nuk bën. Jo që nuk bën me vjedhë. Ata që kanë vjedhë duhet me ua konfisku pasurinë e pajustifikueshme”, ka thënë ai në RTV Dukagjini në një debat ku shpalosi planin e tij qeverisës.

Sipas Kurtit kjo vjedhje është bërë para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Kjo është pasuri e krijuar para syve dhe hundëve të Bashkësisë ndërkombëtarë, kishim QIUNT, UNMIK, EULEX. Këta u pasuruan ilegalisht, brutalisht, para syve të tyre dhe neve do të na duhet tash të merremi me këtë problem kaq të madh. Do të kishte qenë mirë që faktorët ndërkombëtar të na ndihmojnë”, ka thënë ai gjatë intervistimit.

Related posts