Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar dje programin qeverisës të partisë së tij. Ai përmendi fushat që sipas tij do të jenë prioritet i qeverisjes 4-vjeçare.
Prioritet kryesor Kurti ka shpallur luftimin e pandemisë për vitin e parë të qeverisjes.
Ai premtoi vaksinimin e më shumë të 60% të popullatës me vaksinën kundër COVID-19.
Ai ka folur gjithashtu edhe për zhvillimin ekonomik, arsim e bujqësi.
Në fokus të programit të Vetëvendosjes u përmend edhe diaspora. Sipas Kurtit, roli i mërgatës në ekonominë e Kosovës ka qenë i madh por sipas tij mërgata ka potencial shumëfish më të madh për zhvillimin ekonomik dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në zhvillimin e Kosovës.
“Nuk do të ketë karton të gjelbër më për mërgatën”, ka premtuar Kurti.
