Kurti shpreh ngushllime për Klodianin, thot se protestat atje janë revoltë e një rinie kundër sistemit të korruptuar politiko-ekonomik

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushllimet familjes, shoqërisë dhe mbarë të rinjëve shqiptarë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, shkruan se ka ndjekur me vëmendje protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe ka parë ndjenjën e revoltës kudo në hapësirat shqiptare.

Kurti në mes rreshtash, ka dhënë kritika ndaj atyre siç i quajti ai “që janë në majat e pushtetit politik e shtetëror, biznesor dhe mediaktik” se ky është momenti i fundit që të kuptojnë se çdo gjë që kanë bërë deri më sot, e kanë bërë gabim.

Në mes tjerash, z. Kurti përmendi problemet këndej e andej kufirit, thot se shqiptarët janë të lodhur e të zgjënjyer kudo nga sistemi korruptiv politiko-ekonomik që ka ngulfatur ardhmërinë dhe ka vrarë shpresat e rinisë shqiptare.

Postimi i z. Kurti:

Ngushëllime familjes e shoqërisë, dhe mbarë të rinjve shqiptarë, për Klodian Rashën, 25 vjeçarin të cilit ia morën jetën në rrugicën pranë shtëpisë së tij.I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë. Thirrja “Drejtësi për Klodianin” ka bërë jehonë kudo mes shqiptarëve.Ata që janë në majë të pushtetit politik e shtetëror, biznesor e mediatik, tash e kanë momentin e fundit që të kuptojnë se shumëçka që është bërë gabim deri më sot, ka prodhuar zhgënjim të madh.Janë zhgënjyer qytetarët tanë, rinia jonë, siç janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve.Revolta rinore mund të mos ketë patur fjalime të sofistikuara mirëpo ajo foli e po flet qartë. Bashkë me fenomenin tjetër, emigrimin masiv, këto revolta po japin mesazhin se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë më me këtë lloj sistemi politik dhe ekonomik korruptiv, që shkakton padrejtësi, pabarazi e prapambetje.

Edhe në Kosovë jemi në të njëjtën pikë, por këtu ende nuk po shpërthen revolta, sepse është edhe një shpresë. Atë shpresë nuk do ta lëmë pa e bërë realitet. Sigurisht, me angazhimin e shqiptarëve, e sidomos të rinjve, edhe në Shqipëri do të mundësohet rikthimi i shpresës, e ndryshimi i rrugës, larg korrupsionit dhe drejt zhvillimit. Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, të aftë e të palodhur, që u qan zemra për ta parë vendin e vet mirë, me demokraci e drejtësi. U duhet vetëm të nisin të organizohen e të strukturohen, për t’i kapërcyer pengesat e vjetra, dhe kam bindjen që shpejt do të ndodhë edhe ajo. Drejtësi për Klodianin do të thotë drejtësi e demokraci e mirëfilltë për Shqipërinë.

Related posts