Kurti takohet me ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grøndahl

Kreu i Lëvizjes vetëvendosje, Albin Kurti është takuar sot me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl, ka njoftuar LVV përmes faqes së saj zyrtare në facebook.

Në njoftim thuhet se Kurti e Grøndahl kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, parapërgatitjet për fushatë që po i bën LVV dhe me theks të veçantë rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në ditën kur do të votohet.

“Ata diskutuan për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, përgatitjet që po i bën Lëvizja për fushatë, dhe veçanërisht për rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ditën e votimit. Kryetari u shpreh se këto zgjedhje dallojnë shumë nga ato të mëparshmet për shkak se këtë herë ato më shumë do t’i ngjajnë një referendumi. Ambasadori e përgëzoi Kryetarin për përfshirjen e madhe të grave në listën tonë garuese dhe i uroj suksese në këto zgjedhje”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Vetëvendosjes.

Më tej, Kurti e ka falënderoi ambasadorin Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për Kosovën si dhe u pajtuan që të avancojnë bashkëpunimin edhe në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Related posts