Kurti tek varri i Adem Demaçit dhe Astrit Deharit / I kujton ata në ditlindjen e tyre dhe iu dërgon lule të freskëta

Albin Kurti, Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati fitues për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit, së bashku me disa anëtarë të LVV-së, sot ka bërë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçit dhe aktivistit Astrit Dehari, në kujtim të ditëlindjes së tyre, duke vendosur lule të freskëta tek varri i tyre.

Me këtë rast, Kurti tha se Kosova midis Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin.

Të pranishëm në homazhe te varri i Deharit ishin edhe prindërit e tij, gruaja dhe vajza e cila mbante një vizatim në dorë.

“Astrit Dehari e Adem Demaçi kanë sot ditëlindjet. Kosova mes Luftës së Dytë Botërore dhe pavarësisë nuk mund të kuptohet pa Demaçin, ndërsa Kosova e pas pavarësisë dhe deri në ardhmëri nuk mund të kuptohen pa Astritin. Njëri e kuptimëson më shumë tjetrin, i pari të ardhmen në histori dhe i dyti historinë në ardhmëri. Sot, i gëzojmë ditëlindjet e tyre, ashtu siç presim t’i gëzojmë përplot ditë në Kosovën tonë përmes punës e angazhimit që motivohet nga këto dy figura”, është shprehur Kurti.

Related posts