Kurti viziton “Plus Center”, në Ferizaj, thot se kjo qendër nuk mbajti asnjëherë mallra serbe dhe nuk largojë nga puna asnjë punëtorë gjatë pandemisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes rrjetit të tij social facebook ka njoftuar se sot ka qëndruar në Komunën e Ferizajt, me ç’rast ka vizituar qendrën atje “Plus Center”, me rastin e 20 vjetorit të saj.

Kurti shkruan se kjo qendër tregtare për dy dekada nuk mbajti asnjëherë mallra të Serbisë dhe nuk largojë nga puna asnjë punëtorë gjatë pandemisë. Për më tepër kjo qendër ka të punësuar edhe 5 persona me nevoja të veçanta.

Në Ferizaj, z. Kurti vazhdoi vizitën e tij edhe në Fabrikën e Veglave në Ferizaj.

Lexo postimin e plotë:

Plus Center në Ferizaj sot i mbushi 20 vjet. Bashkë me kryetarin e Qendrës sonë i vizituam për t’i uruar punëtorët dhe pronarin Sylejman Nezirin. Tash e dy dekada nuk kanë mbajtur asnjëherë mallra të Serbisë dhe janë rritur e zgjeruar. I kanë 130 punëtorë në dy ndërrime (7:00 – 13:00 dhe 13:00 – 19:00) dhe nuk ka pushuar asnjë punëtor nga puna për shkak të pandemisë. Në mesin e të punësuarve, pesë janë persona me nevoja të veçanta.

Aty afër Plus Center vizituam edhe Fabrikën e Veglave në Ferizaj e cila u privatizua në valën e nëntë në vitin 2006, por nuk e ndërroi veprimtarinë. 70 punëtorë prodhojnë profile të shumta metalike e së fundi kanë nisur edhe me prodhimin e pompave termike të cilat bëjnë kursim të madh të energjisë.

Related posts