Kurti voton në Shqipëri / Votimi detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë

Ndryshimin që e solli me 50% të votave të fituara në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet ta transmetoj atë edhe në Shqipëri. Ai sot ka qëndruar herët në mëngjes në Shqipëri duke votuar kështu në zgjedhjet parlamentare të cilat po zhvillohen atje.

Përmes një postimi në facebook, Kurti ka njoftuar se pasi ka votuar në Tiranë është kthyer në Kosovë.

Në postimin e tij, Kurti tha se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”, ka shkruar ai.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar z. Kurti se më shumë po interesohet për zyrtarët e partisë së tij në Shqipëri sesa për qytetarët e tij në kohë të pandemisë.

Nuk duhet harruar se opozita e tanishme, politikë-bërëse tash e 20 vitet e fundit, në deklaracionet e tyre në vazhdimësi është thënë se qëndrimi i Shtetit Shqiptarë karshi të gjitha zhvillimeve në Kosovë është krucial, duke e konsideruar si bazamentin kombëtarë mbarëshqiptarë. Andaj me kundështimin e tyre se z. Kurti “po interesohet për Shqipërinë” e ka futur opozitën e sotshme në një pozicionim të paqartë të tyre karshi Shtetit Shqiptarë.

Kujtojmë se sot nga Kosova kanë udhëtuar shumë kosovarë për të votuar atje.

Related posts