Në rrjetin e tij facebook, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka prezantuar prurjen e re në lëvizje, Arxhend Blakçorin, me studime të përfunduara në Rochester Institute of Technology në Kosovë dhe magjistraturën në filozofi të kryer në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll.
Posht mund të lexoni statusin e plotë të z. Kurti:
Arxhend Blakçori i ka përfunduar studimet në Rochester Institute of Technology në Kosovë, ndërsa magjistraturën në filozofi e ka kryer në Universitetin Ibn Haldun në Stamboll. Bashkë me deputetin tonë nga Besiana, Fitim Hazirin, i uruam mirëseardhje në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Programi i masterit që ka kryer Arxhendi bashkon teoritë dhe perspektivat që dalin nga historia e filozofisë duke marrë parasysh debatet klasike dhe ato moderne. Ai tash është duke punuar si konsulent politik në Organizatën Joqeveritare “Rinia Unifikon”. Arxhendi është i bindur që Lëvizja është e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë, e të dielën edhe Llapi do ta vulosë këtë gjë me fitoren e Shpejtim Bulliqit.