Kurtit i vjen një urim tjetër, tani nga Presidenti francez Emmanuel Macron

Një letër urimi ka ardhur në adresë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Kësaj radhe, Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës së re.

Macron, në letrën e urimit, që i ka dërguar Kurtit e ka ftuarë atë në Paris për ta takuar.

Macron më tej ka shtuar se do t’i jap mbështetje kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet të cilat janë në të mirë të kosovarëve.

“Duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj. Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se presidenti Emmanuel Macron e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për një vizitë sa më të shpejtë në Paris.

Lexoni të përkthyer në gjuhën shqipe letrën e Presidentit Macron:

Related posts