Kush e keqpërdori faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës ?

Një transmetim i pazakont ka ndodhur sot në web-sajtin zyrtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dikush ka transmetuar “live” aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës e cila është në kundërshtim me misionin informues që e ka kjo faqe zyrtare. Ushtruesja e detyrës së Presidencës dhe kryetarja e kuvendit znj. Vjosa Osmani është prononcuar përmes një reagimi.

Më posht mund të lexoni reagimin e saj:

Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook.

Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.