Sot, Kuvendi i Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Seanca plenare do të nis në orën 10:00, me këtë rend dite:
-Deklarimet jashtë rendit të ditës,
-Pyetjet parlamentare,
-Interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë (9) deputetë tjerë, në lidhje me dhënien e licencave afatgjate (40vjet) për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “KELKOS ENERGY” sh.p.k për HC “Deçani” dhe HC “Belaja”,
-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim,
-Shqyrtimi i Statutit të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj,
-Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,
-Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë,
-Shqyrtimi i Statutit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2019,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2019,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2018,
-Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2019,
-Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2018 – 2019,
-Debat parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, sipas kërkesës së deputeteve Vlora Limani Hajnuni dhe Lirije Kajtazi, të mbështetura nga 8 deputetë tjerë,
-Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT,
-Zgjedhja e Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,
-Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve jo shumicë.