Kuvendi s’ka kuorum për të votuar rezolutën në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje

Si çdo herë në trajtimin e temave të ndijeshme, edhe kësaj radhe, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet, pasi nuk kishte kuorum për të vazhduar me pikat e rendit të ditës.

Në këtë seancë të kuvendit, deputetët kanë diskutuar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

Në fund të këtij debati, nuk kishte kuorum për të votuar 7 pikat e rezolutës, sepse në sallë ishin vetëm 58 deputetë. Për mungesën e deputetëve të tjerët në kuvend nuk dihet arsyeja.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.