Labinot Tahiri i dhuron 7 mijë euro për të lënduarit në Ferizaj

Labinot Tahiri, këngëtari i mirënjohur kosovarë ka dhuruar shtatë mijë euro për të ju dalur në ndihmë të lënduarve nga rasti i djeshëm i shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në rrjetin e tij sociale, ku tha se do ju ndihmojë të lënduarve në shpërthimin e mbrëmshëm në Ferizaj.

Të lënduarve u nevojitet trajtim në Turqi dhe këngëtari ka treguar se ka hapur një fondacion ku secili do të dhurojë nga 1000 mijë euro.

“Nga Podujeva në Ferizaj! Për GENCIN dhe të tjerët! Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj! Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi”, ka shkruar ai.

“Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€. Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju. Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë”, ka bërë të ditur tutje ai.

Related posts