Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do performojnë në ceremoninë e betimit të Joe Biden!

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të kryesojnë ceremoninë e betimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe zv. Presidentes së zgjedhur Kamala Harris.

Lady Gaga mbështeti hapur presidentin e zgjedhur Joe Biden gjatë fushatës, ndërsa në betimin e tij do të interpretojë himnin kombëtar. Do të ketë një performancë muzikore nga Lopez, e cila po ashtu ka mbështetur vazhdimisht Joe Biden, teksa gjatë pandemisë ka kritikuar qeverisjen Trujmp.

Nga ana tjetër JLo do të ofrojë një performancë muzikore. CNN shkruan se do të ketë dhe një program prime-time të quajtur ”Celebrating America”, e cila do të drejtohet nga Tom Hanks dhe do të presë artistë të shquar si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons.

Më 20 janar SHBA do të ketë zyrtarisht Presidentin e ri Joe Biden./indeksonline.net

Related posts