Lajçak takohet me Osmanin

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka filluar takimin me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Të hënën, Lajçak ka takuar kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak nuk ka folur për medie, përderisa Kurti ka thënë se ai ka bërë të qartë qëndrimin e tij karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin.

Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Related posts