Lajmi i fundit / Emërohet ministëri i ri MPJD Besnik Tahiri

Besnik Tahiri, që mbante postin zv.kryeministër i parë i Kosovës është emëruar ministër në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Këtë e bëri të ditur zyra e kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla të martën në mëngjes njoftoi publikisht se ka dhënë dorëheqje pasi bashkëpartiakja e saj, Florentina Gjergjaj, e kishte akuzuar se ia kishte vjedhur votat. Madje në media kishte qarkulluar edhe një video-incizim ku pretendohet se bashkëshorti i ish-ministres, Dardan Stublla, ia ka blerë votat asaj në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Related posts