Lamtumira epike e Rihanna-s për Donald Trump

Shumë personazhe publikë dhe me ndikim kanë reaguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ditën e djeshme për largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë. Një ndër ta është dhe Rihanna, e cila ka qenë mbështetëse e fortë e Joe Biden që prej fillimit të fushatës.

Rihanna i ka dhënë “lamtumirën epike” Donald Trump – kështu e konsiderojnë fansat e saj.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto të saj veshur me një body dhe bluzë që lexonte: “Jepi fund racizmit” – foto kjo e shkrepur vitin që lamë pas për “Harper’s Bazaar”

Unë jam këtu për të ndihmuar”, shkroi Rihanna shoqëruar me hashtagun, “Ne ja dolëm mbanë Joe”, referuar videos virale në të cilën Kamala Harris njoftonte Joe Biden për fitoren./politico.al

Image

Related posts