LDK e pati tërhequr zvarrë, e bija e Jusuf Gërvallës, Donika i bashkohet Vjosa Osmanit

Një aderim tjetër ka ngjarë sot. Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës i është bashkuar sot iniciativës së Vjosa Osmanit, para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në Facebook me Gërvallën, duke shkruar “Si çdoherë, bashkë”.

Donika ushtronte postin e kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, deri në shkurt të vitit 2018 kur kishte njoftuar se po e braktis këtë parti pas 27 vitesh aktivitet.

Largimin e saj nga kjo parti e bija e atdhetarit Jusuf Gërvalla e kishte arsyetuar me “degjenerimin” në këtë subjekt politik. Ajo thoshte se procesi i degjenerimit të LDK-së ka filluar me ish-kryetarin Fatmir Sejdiu dhe është vulosur nga Isa Mustafa.

Kujtojmë se Donika Gërvalla në mbledhjen e LDK-së u pat tërheq zvarrë nga sigurimi dhe nuk u pat lejuar të hy brenda për të marrë pjesë në mbledhje.
Pamjet e asaj dite patën zbehur demokracinë e këtij subjekti.

Related posts