LDK i reagon urimit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese: “e paprecedentë, e pazakontë dhe mbi të gjitha anues”

Një urim të premten ka mbrritur në adresë të kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurtit. Urimi kishte ardhur nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si “të paprecedentë, të pazakontë dhe mbi të gjitha anues”, urimin që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama Hajrizi, i ka bërë të premten Albin Kurtit, për zgjedhjen në postin e kryeministrit.

Në një komunikatë për medie, nga kjo parti janë shprehur se ky urim “dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shprehë brengosje për afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin.

Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithherë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Related posts