Data 20 nëntor 1989 shënohet në shumë vende të botës e njohur si “Dita universale e të drejtave të fëmijëve” qysh nga miratimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Kjo ditë synon të përmirësoj mirëqenien e fëmijëve dhe i’u kushtohet atyre me aktivitete të larmishme dhe festime por edhe sensibilizimin e të gjithëve për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Filatelia e Postës së Kosovës me pamjet e këtyre pullave postare ia dedikon promovimit të të drejtave të fëmijëve, që ata t’i shohim përherë të lumtur me buzëqeshjen e ëmbël të tyre, sepse ata janë ardhmëria e vendit tonë.