Libri i Obamas “A Promised Land” arrin mbi 3 milion kopje të shitura

Para 1 muaji në treg doli Libri “A Promised Land” që në shqip i bie “Një tokë e premtuar”, dhe tani ka shkuar shitja në mbi 3 milion kopje. Këtë libër e shkroi ish presidenti amerikan Barack Obama duke sjellur kujtimet e tija nga Shtëpia e Bardhë .

Shtëpia botuese “Croën” ka njoftuar se shitjet e “A Promised Land” kanë arritur në 3.3 milionë në SHBA e Kanada dhe se libri përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Libri “A Promised Land” është i përbërë nga dy vëllime ku në vëllimin e parë është trajtuar zgjedhja e Obamas si president në vitin 2008 dhe periudha e parë e tij.

Ndërkaq për botimin e vëllimit të dytë ende nuk është deklaruar ndonjë datë e saktë e publikimit.

Librat “Dreams from My Father” dhe “The Audacity of Hope” që Barack Obama ka shkruar para se të bëhej president kanë arritur shitje në mbi 1 milion kopje.

Ndërsa librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George Ë. Bush arritën shitje nga 3.5 deri në 4 milionë kopje.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, bashkëshortes së Obamas është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg.

Related posts