Ligji i miratuar i “rimëkëmbjes”, po konisderohet diskriminues në: Ata që kanë deri 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen, të tjerët jo.

Kuvendi i Kosovës, më në fund miratoi Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike e që po konsiderohet edhe diskriminues. Të premten, 72 deputetë votuan pro në shqyrtimin e dytë të ligjit që ishte iniciuar para gjashtë muajsh. Përveç votave të partive në pushtet, pro këtij ligji votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Qeveria nuk i kishte votat deri tash kur mori përkrahjen e PDK-së, duke pranuar edhe kushtet e saj.

E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin 10-përqindëshin e kursimeve nga Trusti e që kanë të kursyera më pak se 10 mijë euro gjithsej, të rimbursohen nga Qeveria në një fazë të mëvonshme.

Por, ata që kanë më shumë se 10 mijë nuk do të rimbursohen, madje do të kontribuojnë edhe që të rimbursohet grupi tjetër, meqë paratë do të dalin nga buxheti, ku kontribuojnë të gjithë.

Amendamentet tjera të PDK-së të përfshira në këtë ligj është edhe: Pakoja për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë.

Projektligji është me kohëzgjatje deri në fund të vitit 2021.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.