Lladrovci prezanton prurjen e re në parti, dega i del kundër

Përmes një njoftimi në facebook, kryetari i Partisë Demokratike në Drenas, Ramiz Lladrovci ka prezantuar prurje të reja në parti. Ai ka shkruar se në Nëndegën e PDK-së në Arllat, janë shtuar edhe 70 anëtarë të partisë. Lladrovci e shef vlerë të shtuar aderimin e anëtarëve të rinj që më parë kishin qenë në Nisma për Kosovën dhe asamblesitin komunal të kësaj partie Burim Bujupin.

“Ne nuk do të ndalemi, do të punojmë edhe më shumë, edhe më mirë, sepse zotimi ynë para më meritorëve tanë është përkushtimi për mirëqenien e qytetarëve, sundimi i ligjit, transparenca dhe llogaridhënia.Këto vlera ishin edhe motivi që nëndegës tonë në Arllat iu bashkuan anëtarët e Nismës së bashku me asamblistin komunal të kësaj partie, z. Burim Bujupi.Mirënjohës dhe falënderues për z. Bujupi dhe anëtarët e rinj të PDK-së të Nëndegës Arllat”, ka shkruar Lladrovci.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Drenas e cila shifet se një aderim i tillë ishte bërë pa dijenin e strukturës së degës. Ata reaguan lidhur me aderimin në PDK të asamblistit Burim Bujupi nga kryetari i Komunës Ramiz Lladrovci, pasiqë emri i tij është i përfshirë në skandalin e 2 milionshit në Ministrinë e Financave.

Reagimi i plotë i degës së PDK-së në Drenas:

PDK në Drenas, nuk ka asgjë kundër asamblistit Bujupi, dhe ndaj askujt tjetër që dëshiron t’i bashkohet familjes së madhe politike ne Drenas, mirëpo i aderuari duhet që së pari të pastrohet para organeve të drejtësisë, lidhur më përfshirjen e tij në skandalin e 2 Milionëshit në Ministrin e Financave përkatësisht në Thesarin e Shtetit.

Partia Demokratike e Kosovës është secilën ditë duke u pasuruar me kuadro të përgatitura, profesionale dhe kredibile, andaj të kontribuojmë për ndryshim e të ardhme me përfaqësim të denjë!

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.