Lumi Istog del nga shtrati, gjysma e fshatit Zabllaq bllokohet nga uji

Moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit, në pjesë të ndryshme të vendit si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur edhe përmbytje.

Më i prekuri vazhdon të jetë Rrafshi i Dukagjinit, ku uji ka depërtuar madje edhe në shtëpi.

Por, gjendja e rrugëve, të cilët thuajse janë të bllokuara krejtësisht është mjaftë e rëndë edhe në fshatin Zabllaq të komunës së Istogut.

Sipas një banori i cili ka dërguar pamje në adresë të IndeksOnline, shihet uji që ka marrë rrugët, derisa i njëjti thotë se gjysma e fshatit është në ujë, kjo si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Istog.

Pamje

Related posts