Macron i shkruan mesazh falenderues ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka njoftuar se ka marrë mesazh falenderues nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Këtë njoftim, z. Gashi e bëri në profilin e tij në facebook.

Lexoni të plotë njoftimin e z. Gashi në facebook:

Mbresë e fortë mesazhi personal i Presidentit Macron, të cilin ma përcollën në fillim të javës: “Faleminderit përsëri për kurajën tuaj.” Jam i lumtur që kam mundësi të ndihmoj në avancimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona, të bazuar mbi vlera evropiane e interesa të përbashkëta për një Evropë të fortë si dhe e për paqe, liri, demokraci e progres në rajonin tonë. Shtetit tonë, në prag të 13 vjetorit të Pavarësisë i nevojitet ende fuqizim në rrafshin ndërkombëtar.

Related posts