Man City shënon fitore ndaj Monchengladbachut /afër kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshja në mes ekipit anglez Manchester City dhe ekipit gjerman Monchengladbauchut ka përfundur me rezultat 2:0 në favor të Cityt. Falë golave nga Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus, Manchester City është afër kalimit tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola kaluan në avantazh pas afër gjysmë ore lojë nëpërmjet Bernardo Silvas. Portugezi Silva (29’) e shfrytëzoi harkimin e mirë të bashkëkombësit të tij, Joao Cancelos.

Në pjesën e dytë, ishte vetë Silva që asistoi për sulmuesin Gabriel Jesus (65’).

Ndeshja e parë u zhvillua në Pushkash Arena të Budapestit.

Related posts