Mbeti në Oqeanin Paqësor, e shpëtoi jetën duke u kapur në mbeturinat e detit

Në det të hapur kishte rënë rastësisht një marinar lituanez por ai shpëtoi duke u mbajtur nëpër mbeturina të detit, ka bërë të ditur djali i tij.

I quajtur, Vidam Perevertilov kaloi 14 orë në ujë pasi kishte rënë nga një anije në Oqeanin Paqësor, në orët e hershme të mëngjesit, shkruan BBC.

Marinari 52 vjeçar i cili në momentin e rënies nuk kishte të veshur jelekun e shpëtimit, kishte vendosur që të notonte disa kilometra për të shpëtuar jetën e tij, shkruan BBC.

Djali i tij Marat ka thënë se kur është kthyer në shtëpi, ai është dukur si të ishte 20 vjet më i vjetër por e rëndësishme ishte që ai kishte shpëtuar.

Duke lexuar një lajm të tillë, pashmangshëm na bie ndërmend drama amerikane “Cast Away’, me aktorin e famshëm Tom Hanks, i cili kishte rënë në det të hapur dhe duke u mbështetur tek një ishull i vogël që kishte rastisur ta gjej, ai mbijetoi për 4 vite rresht, ku edhe arriti të kthehej shëndosh e mirë në shtëpi.

Related posts