Mbi 104 mijë persona në Kosovë pritet t’i marrin nga trusti 10 euro dhe mbi 212 mijë persona do marin nga 10 deri 100 euro

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili kaloi sot në tentimin e shtatë në Kuvendin e Kosovës, për një pjesë të shoqërisë sonë, fatkeqsishtë nuk do jetë i kënaqshëm. Kjo për faktin se Kosovën më shumë e përbëjnë, të varfërit, të papunët se sa të pasurit dhe të punësuarit.

Me këtë ligj, që sot u miratua është bërë e mundur edhe tërheqja e 10% të parave të kursyera nga qytetarët e vendit në Trustin Pensional të Kosovës. Do të thotë, persona që kanë deri në 10 mijë euro, mund t’i tërheqin 10% të tyre dhe nga viti 2023 këto para do të ju rimbursohen. Por një rimbursim i tillë nuk do të ju bëhet kategorive të tjera, pra ato që kanë në kursimet e tyre mbi 10 mijë euro. Kjo nga njohës të fushës, gjatë ditës është konsideruar diskriminuese.

Shikuar në një infografik të Trustit Pensional, deri në datën 30.09.2020 janë këto:

104, 137 persona që në trust i kanë deri 100 euro, dhe në bazë të ligjit që kaloi sot, ata do të marrin nga 10 euro.

212,798 persona në trust i kanë nga 100 euro deri 1 mijë euro, ata do marrin nga 10 deri 100 euro.

194,857 persona në trust i kanë nga 1 mijë deri 5 mijë euro, ata do marrin nga 100 deri 500 euro.

74,088 persona në trust i kanë nga 5 mijë deri 10 mijë euro, ata do marrin nga 500 deri 1 mijë euro.

40,440 persona në trust i kanë nga 10 mijë deri 20 mijë euro, ata do marrin nga 1 mijë deri në 2 mijë euro.

Dhe ata që kanë mbi 20 mijë euro, pritet t’i marrin nga 2 mijë euro e lartë. Kjo kategori që ka mbi 20 mijë euro në Trustin Pensional gjithsejtë janë 12,944, praktikisht 2%-shi i 639,264 në total.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.