Mbi 22 mijë persona kanë hyrë vetëm dje në Kosovë për zgjedhjet që do mbahen nesër

Shumë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë këto ditë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Numri i tyre, vetëm dje në pikat kufitare të Kosovës në perëndim, lindje dhe veri janë kontrolluar në hyrje 22.325 persona.

Ndërkohë që sipas zyrtarëve policor gjatë 24 orëve kanë hyrë 7316 makina të cilat janë kontrolluar. Po ashtu, janë kontrolluar edhe 196 autobusë.

Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e ditës së nesërme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar gjithësej 28 subjekte politike.

Related posts