Me asnjë ministër në sallë, pa kaluar asnjë marrëveshje e projektligj, deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë : “Çka është e rëndësishme çka bohet me Podujevën”.

Qytetarët që kanë parë sot punimet e Kuvendit të Kosovës me të drejtë mund të jenë acaruar. Nuk u miratua asnjë marrëveshje e asnjë projektligj, praktikisht ne pamë ca defilime të disa deputetëve dhe asgjë më shumë. Nuk ishte i pranishëm Kryeministri Hoti e asnjë ministër tjetër i qeverisë së tij. Çka mund të bënin ata tjetër sot?. Pos të flisnin apo të trajtonin nodnjë temë. Me të drejt filluan të debatonin për problemet në Komunën e Podujevës.

Por jo të gjithë ishin të gatshëm të flisnin për këtë temë siç ishte shefi i grupit parlamentar nga radhët e LDK-së, Arben Gashi, i cili e cilësoj debatin si fushatë për Podujevën. Deputeti Gashi pati një përplasje të ashpër me Arbërie Nagavcin, kryesuese e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Gashi e quajti abuzim dhe të parëndësishëm diskutimin për Podujevën. ”Çka është e rëndësishme çka po bohet në Podujevë, po doni të mbani fushatë për Podujevën, por nuk mund ta keqpërdorni karrigën e Kuvendit”, tha Gashi në foltoren e kuvendit.

Të menjëhershëm e pati reagimin vet Arbërie Nagavci, e cila iu përgjigj akuzave të Arbend Gashit se LDK dhe ministri Agim Veliu, nuk po i respektojnë rregullat.

”Poshtërsim dhe abuzim është ajo ju çfarë po flisni këtu”. Ne vazhdojmë me diskutim. Keqpërdorim është kjo që e bëtë ju këtu bashkë me ministrin tuaj. Ju dhe ministri juaj nuk po i përgjigjeni kuvendit sipas rregullave”.

Deputeti Gashi nga e kaluara e tij, e shoqëruar me qëndrime dhe replika, njifet si deputet kontravers sa i përket diskursit para publikut. Ai shpeshherë din të jet i ashpër dhe me fjalorë të papërshtatshëm kur potencialisht mund të gjejë ndonjë hapësirë për të kundërshtuar por në anën tjetër mundohet të përdorë mjaft mirë diskursin intelektual kur bëhet fjalë për të fshehur qëllimet e tija apo partisë që ai i përket.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.