Me ftesë të homologut gjerman Frank-Walter Steinmeier, Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Gjermani

Vjosa Osmani, Presidentja e Kosovës ka nisur vizitën e saj zyrtare në Gjermani me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Zonja Osmani, ka udhëtuar për në këtë shtet për vizitë zyrtare dy-ditore.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm, Heiko Maas.

“Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës”, njofton Presidenca.

Në kumtesën e Zyrës së Presidentes bëhet e ditur se znj.Osmani në Universitetin Humboldt do të mbajë një ligjeratë me temën “Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat”.

Related posts