Me propozim të Agim Veliut zgjidhet drejtor i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti

Është emëruar sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Qeveria në largim e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese-elektronike.

Në mbledhjen e 57 me radhë, Qeveria ka miratuar propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu dhe ka emëruar z. Mehmeti si drejtorë të PK-së.

Në mbledhjen e sotme virtuale të Qeverisë, është miratuar edhe vendimi për përjashtim nga fushëveprimi i Ligjit për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, të Projektit për sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës. Bëhet fjalë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe sigurinë e rrjetit të brendshëm të Teknologjisë së Informacionit të Policisë së Kosovës, që vlerësohet të jetë i ndjeshëm dhe konfidencial.

Related posts