Me vetëm 3 fjalë, Elon Musk shpjegoi se si mund të bëhesh ekspert në çdo fushë

Ju mund të bëheni ekspert në pothuajse gjithçka nëse lexoni mjaft libra mbi atë temë. Nëse nuk na besoni, pyesni Elon Musk. Kurdoherë që dikush e pyet se si ai mësoi të ndërtonte raketa që mund të udhëtojnë në hapësirë, kjo është përgjigjja e tij me tre fjalë: “Unë lexoj libra”.

Musk nuk është shkencëtar i raketave, të paktën jo i trajnuar. Ai ka një diplomë Bachelor në ekonomi dhe një tjetër në fizikë, dhe megjithëse hyri në programin PhD të Stanfordit në fizikën e energjisë, ai e braktisti pas dy ditësh për të nisur Zip2, një kompani për softuerë guidash qyteti që themeluesit ja shitën Compaq për 307 milion dollar. Disa vjet më vonë ai bashkëthemeloi kompaninë që do të bëhej PayPal, të cilën eBay e bleu për 1.5 miliard dollarë.

Ishte në këtë pikë, që Musk filloi të konsideronte kolonizimin e Marsit. Ai u përpoq të blinte raketa nga rusët, por ata kërkuan një çmim që edhe një milioner nuk mund ta përballonte dhe në përgjithësi refuzuan ta merrnin seriozisht. Kështu që Musk i tha konsulentit të hapësirës ajrore Jim Cantrell i cili po punonte me të se ata do të ndërtonin vetë raketat.

Ai i tregoi Cantrell planet e tij dhe Cantrell mendoi: “Kjo qenka arsyeja pse ai ka marrë hua të gjithë librat e mi”. Musk kishte gëlltitur librat shkollorë të Cantrell për ndërtimin e raketave dhe ishte shndërruar në një ekspert. “Ai dinte gjithçka”, tha Cantrell për Esquire. “Kishte kohë që planifikonte të ndërtonte një raketë.” Dhe kështu lindi SpaceX.

Kjo metodë funksionon edhe nëse nuk jeni Elon Musk. / tekbiz

Related posts