Mediat britanike kundër Rita Orës, e ironizojnë dhe i japin çmimin për “sjelljen më të keqe të vitit”

Mediat britanike kur të vihen kundër është shumë e vështirë “t`i bësh për vete”. Mjaftojnë të kujtojmë vetëm rastin e Meghan Markle – dhe pse ajo nuk kishte bërë asgjë të keqe që mund të dënohej mediatikisht.

Kështu po ndodh dhe me Rita Orën. Fakti që ajo ka shkelur rregullat anti-Covid, mediat nuk e kanë lënë rehat Ritën – të cuilën po e sulmojnë vazhdimisht. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.

Me ironi Rita është cilësuar si një njeri vetëmohues dhe në të shkruhet se përveçse është këngëtare, është gjithashtu një mikrobiologe e kualifikuar, e specializuar për viruset:

“Gjatë viteve të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji në Shkollën e Teatrit për fëmijë “Sylvia Young (i referohet shkollës fillore që Rita ka ndjekur) ajo e ka kuptuar shumë mirë se koronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lejuar doktoreshë Orën dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne dhe Profesor Vas J Morgan të festojnë në masë.

Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i momentit. Nuk ka rëndësi nëse bie apo jo dakord me rregullat. Ato janë rregulla. Nëse nuk je dakord atëherë përfshihu në parlament dhe lobo që t’i ndryshosh. Askush nuk është mbi to. Ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë së bashku.”

Related posts