Merr veturën “Audi Q8” me qira në Kosovë, e shet në Shqipëri

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar nga Kosova ka marrë me qira një veturë dhe të njëjtën e ka shitur në Shqipëri.

Sipas njoftimit, vetura është e markës “Audi Q8”.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit te Organizuar, përkatësisht Njësia e Auto-Krimeve, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor Lipjan se i dyshuari ka marrë veturën AUDI Q8 me targa lokale, me qira nga një kompani ‘Renta a CAR’ dhe dyshohet se veturën në fjalë e ka shitur në territorin e Shqipërisë. Vetura është lokalizuar në Shqipëri, ku e njëjta nga autoritete shqiptare është sekuestruar dhe tash gjendet nën mbikëqyrjen e policisë së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit./kallxo.com

Related posts