Merret vendim t’u ndahen nga 100 euro pensionistëve dhe 50 euro, qytetarëve të tjerë, të prekur me COVID-19 në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në facebook, ka thënë se sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është votuar dhe miratuar propozim- vendimi për ndihmën prej 50 EUR për cdo qytetar të Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv, në emër të shërbimeve shëndetësore.

Ndërsa për pensionistët e Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv do të ndihmohen me nga 100 EUR.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar 38 asambleistët prezent në mbledhje që unanimisht e votuan këtë vendim dhe mundësuan që të ndihmojnë qytetarët e prekur me #covid19 në këto ditë të vështira.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.