Messi i befason të gjithë zbulon të ardhmën “Ky është destaniacioni im i rradhës”

Messi ende mban fanellën e Barcelonës por kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2021 kështu që nga muaji tjetër ai do të jetë i lirë të nënshkruajë për klube të tjera.

Leo Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për La Sexta ku ka folur për shumë tema.

Argjentinasi ka folur në lidhje me të ardhmen e tij dhe e ka pranuar se është në dyshim.

“Unë gjithmonë kam thënë se kam iluzionin se do të doja të shijoja përvojën e të jetuarit në Shtetet e Bashkuara, të jetuarit në atë jetë, por pastaj nëse ndodh ose jo nuk e di. Unë e di që ka shumë njerëz nga klubi, nga Barcelona, tifozët, të cilët ende më duan, të cilët duan që unë të qëndroj në klub. Unë gjithashtu e di se ka njerëz të tjerë që, pas asaj që ndodhi, nuk më duan më, por do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua. Atë që më thotë zemra dhe koka ime do të ndjek”.

Sa i përket negociatave, Mesi u shpreh “Nuk kam asgjë të qartë deri në fund të vitit, do të pres fundin e sezonit, përndryshe nuk do të isha në përputhje me atë që ju thashë tani. E rëndësishme është të mendoj për ekipin, ta përfundoj vitin mirë, duke u përpjekur të toj tituj dhe jo ta kem mendjen te gjërat e tjera”.

Related posts