Ministri Aliu anulon tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar sot gjatë ditës se ka anuluar tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve.

Ministri Aliu gjithashtu ka bërë të ditur se ka anuluar edhe privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.

“Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka thënë ndër tjerash ministri Aliu.

Related posts