Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa suspendon sekretarin e përgjithshëm, kryeshefin dhe 5 zyrtarë tjerë

Besian Mustafa, Ministër në detyrë i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka thirrur konferencë për media pas arrestimeve që ndodhën sot në dikasterin e MBPZHR, saktësishtë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Mustafa tha se ka ndërmarrë hapa pas arrestimit të 10 zyrtarëve të këtij dikasteri.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Mustafa është treguar që është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë për aksionet sikurse ky që ndodhi sot.

Lidhur me këtë ngjarje, ministri Mustafa është deklaruar se ka suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e agjencisë dhe 5 zyrtarë të tjerë.

“Pas konfirmimit të aktakuzës nga Prokurori i Shtetit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kam suspenduar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, kreyshefin e Agjencisë dhe Zhvillimit Ekonomik dhe 5 zyrtarë të tjerë”, ka thënë gjatë konferencës ministri Mustafa.

Related posts