Ministri i MFPT-së, Murati : Gjobat janë për një arsye, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit / Nëse hiqet ky mjet, krijohet anarki dhe kaos

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në seancën e sotme të Kuvendit i thirrur në interpelancë është shprehur ndaj faljes së gjobave të pandemisë për bizneset.

“Në tekstin që kam pranu, thuhet që thirret ministri i Financave për faljen e gjobave të pandemisë. Pastaj në fjalim, Tahiri thotë se duhet falur edhe gjobat e ATK-së, që s’kanë të bëjnë me pandemi. Çështja tjetër janë gjobat e inspektoratit që s’kanë të bëjnë me ministrinë”, ka thënë ai.

Tutje Murati ka thënë se gjobat janë për shkelësit e ligjit, dhe ato nuk mund të falen.

Sipas tij, shteti s’mund të mbahet me falje të ndëshkimeve, por vetëm me tatime.

“Çështja se a duhet të falen borxhet: Gjobat janë për një arsye, për të ndëshkuar shkelësit e ligjit. Nëse hiqet ky mjet, krijohet anarki dhe kaos. Për qeverinë tonë, ligjshmëria është prioritar. Nuk ka përjashtime nga ligji. Nëse flasim për ATK-në, janë dy lloj tatimesh për të cilën kanë obligime. Pra është TVSH-ja dhe tatimi në fitim. Pra, nuk është e hyrë biznesore dhe as nuk i takon biznesit”, tha tutje Murati.

“Ka qenë një ligj për faljen e borxheve tatimore i cili ka kriju pritje që kërkush mos me pagu tatimin. Borxhet nuk mund t’i falim. Me falje të ndëshkimeve nuk mahet shteti, shteti mahet me tatim”, ka thënë ai.

Related posts