Ministri Veliu bojkoton paraqitjen para Kuvendit të Kosovës për të dytën herë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka merr pjesë në interpelancë.

Në rend dite ishte paraparë si pikë e rendit të ditës interpelanca e ministrit Veliu, sipas  kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku nga LVV-ja, mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Deputetja Kollçaku e ka quajtur të papërgjegjshëm ministrin Veliu.

“Propozoj që ky Kuvend të kërkojë nga MPB-ja që brenda 2 javësh të dërgojë raport me shkrim për zhvillimet në polici dhe kuvendi të kërkojë nga MPB-ja që të përmbushë përgjegjësisë kushtetuese të raportojë në Komision për çështje të sigurisë”, tha ajo

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.