Ministri Zemaj prezanton projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë

Tani podujevës pritet t’i shtohet një projekt i ri, pra ndërtimi i një spitali në këtë komunë. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një prononcim në facebook ka thënë se sapo kan finalizuar projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë.

Spitali pritet ti ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri.

Zemaj ndër të tjera ka shtuar se një ndër arsyet që Llapit i duhet një spital si ky është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.