Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale vazhdojnë të jenë të lira për qaekullim të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike, kështu ka njoftuar MI.

Bazuar në të dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në teren, MI informon si në vijim:

-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht të lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.

Të lira për qarkullim sipas Ministrisë së Infrastrukturës janë gjithashtu edhe rrugët në rajonin e Ferizajt, Gjilanit dhe Gjakovës.

Bëhet apel për kujdes të shtuar në komunikacion, këto ditë pasi pritet të bjerë borë dhe mund ta keqësojë situatën në teren.

Related posts