Ministria e Kulturës bën shpalljen publike për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera në letërsi për vitin 2020

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e udhëhequr nga Vlora Dumoshi, sot ka publikuar shpalljen publike për Çmim Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi, për vitin 2020.

Në shpalljen publike, në faqen e Ministrisë së Kulturës, propozimet për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, dhe për Çmimet e tjera për Letërsi për vitin 2020,  bëhen përmes nominimit nga:

1) Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; 2) Instituti Albanologjik i Prishtinës; 3) Biblioteka Kombëtare e Kosovës; 4) Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës; 5) Shtëpitë botuese të Kosovës; 6) Redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës; 7) Asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës; 8) OJQ-të që merren me veprimtari kulturore në Kosovë; 9) Personalitetet me reputacion publik, dhe 10) Autorët e veprave letrare.

Ndërkaq, vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë. Sipas kësaj shpallje, propozimi me shkrim është i plotë dhe shqyrtohet vetëm  nëse  plotësohen këto kritere:

  1. Propozimi duhet të shoqërohet  me arsyetimin ku paraqiten arritjet dhe meritat e veçanta, bashkë me CV-në krijuese të personit të propozuar.
  2. Propozimi duhet të firmoset nga subjekti që ka të drejtën e propozimit.
  3. Për çmimet vjetore të propozuara duhet të dorëzohen  6 ekzemplarë të librit konkurrues.

MKRS, njofton se propozimet pa dokumentacion  të kompletur nuk do të shqyrtohen. Propozimi me shkrim duhet të dërgohet  nga data: 04 Dhjetor 2020 deri më 05 Janar 2021, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrë nr. 022 (Adresa: MKRS, 10,000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35).

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.