Ministria e Punës ju bën thirrje përfituesve të asistencë sociale që paratë t’i tërheqin me 28 dhjetor, Posta e Kosovës thot se shpërndarja fillon me 30 dhjetor

Mos akordancë totale në mes institucioneve dhe papërgjegjshmëri e skajshme ndaj qytetarëve të vendit, sidomos ndaj atyre që përfitojnë asistencë sociale nga shteti konsiderohet kjo që një institucion si MPMS njofton për tërheqje parash me një datë, e një institucion tjetër me një datë tjetër. Ky keqinformim me apo pa dashje përveq që ndikon në tollovi të panevojshme, është edhe nëpërkëmbje e dinjitetit të personave që jetojnë me asistencë sociale në Kosovë.

Dje, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njoftoi të gjithë familjet dhe qytetarët që kanë ushtruar të drejtën e ankesës për Masën nr. 15 në kuadër të Qendrave për Punë Sociale që iu është aprovuar e drejta për të përfituar asistencë mujorë në vlerë prej 130 euro nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave.

Përmes një komunikate MPMS-ja thotë se “Për të gjithë familjet që informohen nga Qendrat për Punë Sociale se u është njohur e drejta për të përfituar këtë asistencë mujore për muajt prill-qershor 2020, mjetet buxhetore mund t’i tërheqin nga Zyrat Postare më të afërta në kuadër të komunës së tyre, duke filluar nga data 28 dhjetor 2020 deri me 15 janar 2021”.

Ndërkaq, sot, Posta e Kosovës njofton se prej nesër do të shpërndahet asistenca sociale.

“Asistenca Sociale shpërndahet nga nesër. Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Ata, gjithahtu kërkojnë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare.

Tani, qytetarët e gjorë duhet të presin edhe ditën e nesërme për t’u vërtetuar nëse vërtetë do marrin paratë që u premtoj Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale apo do befasohen sërish.

Related posts